Rama në “Opinion”: S’ka patur asnjë komplot ndaj Doshit, ia kemi thënë disa herë. Në parlament u duk se kush ishte i interesuar për këtë farsë

Postuar në 05 Mars, 2015 15:11

Kryeministri Rama ka deklaruar në emisionin “Opinion” se akuzat e Tom Doshit për një vrasje të porositur nga kryetari i kuvendit, Ilir Meta janë një farsë që drejtësia duhet ta zbardhë  se kush e ka organizuar. Sipas tij që në krye të herës për policinË që ka ndjekur çështjen, nuk ka pasur asnjë përpjekje për të eliminuar Tom Doshi dhe kjo i është thënë disa herë deputetit. “Pretendimin për organizimin e vrasjes e kam mësuar nga vetë deputeti, i cili më shprehu shqetësimin se ishte në dijeni të një komploti ku përfshiheshin personat që dihet se kush janë. Më ka vënë në dijeni dhe pastaj e kemi ndjekur çështjen bashkë me ministrin e Brendshëm. Unë kam diskutuar edhe me Prokurorin e Përgjithshëm sapo jam vënë në dijeni. Bëhet fjalë për një farsë që duhet hetuar deri në fund në mënyrë që të gjithë të marrin përgjegjësitë dhe opinioni të çlirohet nga makthi”-ka theksuar Rama.

Rama tha se hetimet po zhvillohet në kohën e duhur, pasi deri para se të shpërthente një akuzë konkrete nuk kishte asnjë kallëzim nga Doshi dhe asnjë deponim nga i penduari. Ai u shpreh se në parlament u duk qartë se kush do ishin të interesuar për këtë farsë, që ka rezultuar në marrjen peng të opinionit publik dhe parlamentit. Rama nënvizoi se përjashtimi i Doshit nuk ka asnjë lidhje me akuzat e tij për vrasje, por sepse Doshi i shpalli luftë kryeministrit. Rama nuk ka preferuar të komentojë deklaratat e deputetit Ben Blushi se çarja mes Doshit dhe kryeministrit është histori e dy shokëve të ngushtë që janë prishur për arsye personale.

l.m

Comments

Submitted by kj (not verified) on

Ore Kafshe e kaluar kafshe! Ishe ti qe more peng gjithe shqiperine qe nga 2009 e ketej, sidomos me organizmin tend te 21 Janarit. Ishe ti qe nuk degjoje kend dhe doje te destabilizoje vendin per qellime politike te tuat. Ishe ti qe perdore ate cimken e LSIse. Edhe ai cimka kishte video te bera muaj e vite me pare por te interesonte ty cdo destabilizim sa shtyve edhe garten te reagonte konform ligjit per ato kokepalaret e tu. Pleher je dhe pleher ke per te mbetur ti bashke me te gjithe komunistet e strofkulles socialiste!

Submitted by AnonimA (not verified) on

kj, ju te pd-hit do te vuani gjate dhe rende : kesaj here, ndofta pas 80 vjetesh do e rimerrni pushtetin.

Submitted by i (not verified) on

ashtu mendoja dhe une me date 23 qeshor, por me cpo shohim tani pd mund te vi dhe mbas dy vjeteve ne pushtet

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ne fakt problemi eshte shume here me i rende sec pranon Rama, pasi de facto Doshi ka pranuar se ai ka detyruar/mbeshtetur Ramen te mos jepte doreheqjen ne 2009 pasi kishte "shkaterruar ekonomine personale per PS-ne ne opozite". Kur i shtojme kesaj dhe faktin qe eshte permendur shpesh se Doshi ka kercenuar Blushin gjate 2009-10 kur kerkohej doreheqja e Rames, atehere me pak fjale Doshi ka pranuar qe ka qene aseti kryesor i Rames per te mbajtur partine me dhune. Jo rastesisht, Rama nuk i pergjigjet akuzave te Blushit.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Kaq te mencur e te gjitheditur e kemi Kryeministrin qe po te kishte jetuar ne nje kohe me Sokratin do t'i kishte dhene leksione edhe atij duke e trajtuar si injorant. Kur degjon tek flet ky njeri te lind pyetja nese ai gabon ndonjehere apo ka lindur i pagabueshem.  Te habit fakti se francezet nuk e kishin kuptuar kete gjeni qe kishin ne mes tyre, qe jetonte si bohemièn  e shiste ikona gjate brigjeve te Senes.  Dikush duhet t'i shpjegoje se Dija, Snobizmi (latinet mund  ta konsideronin "sine nobilitate"), Megalomania jane gjera shume te ndryshme mes tyre e nuk para shkojne shume dakord me njera tjetren.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.