Rama denoncon krizën energjitike: nuk është fajtore vetëm qeveria; është dhe CEZ-i

Postuar në 10 Prill, 2012 11:03

Është hera e dytë apo e tretë që i pari i socialistëve, Rama, denoncon apo paralajmëron një krizë energjitike, të cilën e lidh më së shumti me situatën në të cilën ndodhet CEZ-i, kompania çeke që ka blerë biznesin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri. “Ditë pas dite sektori energjitik [zhytet në] një krizë të thellë, e cila praktikisht është baras me rrezikun e falimentimit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Kriza po thellohet ashtu sikundër po rritet barra mbi të gjithë familjet shqiptare që paguajnë energjinë. Kompania u privatizua me shumë bujë dhe sot për përgjegjësi të qartë të qeverisë shqiptare, por edhe për përgjegjësi të kompanisë gjendja është e rëndë, dhe janë njerëzit që po paguajnë koston e padrejtë të një privatizimi të pamenduar mirë dhe të një procesi të mëtejshëm menaxhimi, ku qeveria shqiptare nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale”, ka thënë Rama.

Në fakt, paralajmërimi i krizës energjitike duket me shumë vend, por denoncimi i një privatizimi të bërë disa vjet më parë duket i vonuar. Duhet thënë, gjithashtu, se është hera e parë që opozita, me gojën e kryetarit të saj, bëhet intepreti i shqetësimeve popullore lidhur me CEZ-in. “Mbifaturimi masiv është një fenomen i përditshëm”, qëlloi në shenjë ai.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Rama ka krijuar nje Komision brneda Ps per Energjitiken me nje Hajdut ne asistence sic eshte Harasani............Do ikin ca hajdut dhe do vijne ca te tjere..............

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

"Shqiperia eshte element qe perhere mohon dhe ku anarkia dhe paligjshmeria jane si te thuash shpirti dhe fryma e jetes."J.P.Fallmerayer.

Shekujt kalojne,vitet kalojne, asgje nuk ndryshon.Se shpejti kemi per te qene perball nje krize financiare si pasoje e rritjes se shpenzimeve publike dhe si pasoje e presionit fiskal te shoqeruar me aktet grabitese te firmave te huaja qe kane "blere" pasurite tona kombetare.

Burimi i korrupsionit eshte i njejti autor qe duhet ta luftoje ate: Shteti me gjithe administraten e tij,gjithsecili aq sa mundet dhe aq sa i lejohet nga ata qe ka siper.Keta persona te korruptuar po terheqin dhe masen e popullit ne kete rruge te keqe.

Ne gjithe keto vite pjesa me e madhe e popullit perfshire dhe nje pjese te intelektualeve kane qendruar menjane duke lejuar qe gjerat te shkojne sipas rrjedhes se tyre,gjithsecili nga keta eshte duke jetuar ne rrethin e tij te ngushte pa pasur kontakte me ambientet e tjera duke mbijetuar ne kete farse.

Por tani rripi po shterngohet dhe kriza financiare qe eshte gati per te shperthyer ka per te qene me tmerrshmja qe kemi kaluar ndonjehere.

A besoni se qeveria juaj është vërtet demokratike?

A besoni se ajo vepron në interesin tuaj?

A besoni se ju thotë të vërtetën?

A besoni se gjykatat japin drejtësi për të gjithë?

A besoni që qeveria i merr vendimet tregtare dhe ekonomike në mënyrë transparente?

A besoni se po e lufton seriozisht korrupsionin dhe nepotizmin?

A besoni se po miraton politika që do t’ju sjellin vende pune dhe do të krijojnë mundësi për fëmijët tuaj?

A shihni nga e ardhmja me shpresë dhe optimizëm apo me pesimizëm dhe dëshpërim?

Këto janë vetëm disa prej pyetjeve që shtrohen përpara jush dhe të cilave mund t’iu përgjigjeni vetëm ju.

Pyetje te tilla na drejton nga Amerika ish ambasadori Withers.

Jemi bere si puna e asaj bretkoses ,ne nje kove me uje qe eshte duke valuar, qe e shtyre nga instikti per t'u pershtatur,nuk mendon se ka nje zgjidhje tjeter: kercimi jashte koves.

Kur ,ky popull heroik ne durim me ne fund do te zgjohet nga gjumi dhe do te kuptoje te verteten ,qe s'ka ngelur njeri pa ja thene?

S'ka nevoje qe ta kerkoje ndryshimin tek te tjeret,le ta kerkoje tek vetja e tij: Te behet i vetedijshem,Te zere mend dhe te kuptoje qe eshte Ai sovrani dhe pushtetaret jane vetem sherbyesit e tij dhe jo padronet e tij.

Ata duhet te jene vetem perfaqsuesit e tij qe duhet te punojne ndershmerisht ne interes te tij.

Nuk ka nevoje per perplasje,nuk ka nevoje per ndeshje,nuk ka nevoje per protesta ,qofshin ato edhe paqesore,ka nevoje per vetedije.

Qe te behesh i vetedijshem ke nevoje te Rizgjohesh.

1) Rizgjim i jetes,i cili fillon me pranimin e faktit qe ne jemi bere te mpire,te thate,madje te vdekur frymerishte.

Mbillni per vehte sipas drejtesise,korrni sipas dhembshurise,leroni aren tuaj te lene djerre,sepse eshte koha per te kerkuar Zotin,derisa Ai te vije dhe te perhap mbi ju drejtesine.Pra te jetojme me drejtesi dhe meshire per njeri-tjetrin.

2) Rizgjim i drites. Duhet drite nuk ka rizgjim ne erresisre.Erresira nuk largohet me fshese,duhet ndezur çelesi ne nje linje qe ka korrent.

3) Rizgjim i lirise.Jo rizgjim ne zinxhira ideologjik,i etiketuar.Rizgjim do te thote te behesh i vetedijshem,te kuptosh,te zesh mend, te analizosh,te

shqyrtosh dhe jo vetem ti bindesh urdherit.

4) Rizgjim i dashurise.Cdo gje tjeter deshton,por dashuria jo.

Submitted by alma (not verified) on

Harasani e ka mire. Ka qene i fejuar 6 here dhe vazhdon kritikon KESH.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.