Rënia e pandalshme e Fabrizio Miccoli-t. Të gjithë po i japin munxët

Postuar në 01 Korrik, 2013 14:11

Fabrizio Miccoli, futbollisti i njohur, që ka luajtur së fundmi me Palermon, dhe më parë me skuadra të tjera, deri dhe me Juven dhe me kombëtaren italiane, është vënë në fokus të interesit të mediave. Fillimisht u fol për marrëdhënie të tijat me fëmijë të boss-ëve mafiozë në Palermo, por më pas, nga përgjimet telefonike që ishin bërë, doli një gjë që e njollos shumë më tepër se sa ca marrëdhënie të ndërtuara fare pa të keq (kështu u mendua në krye të herës). Nga përgjimet rezultoi se Miccoli, duke folur në telefon me një nga pinjollët mafiozë, lëshon frazën: “Falcone? Ai fëlliqësira?” (quell fango di Falcone?).

Pas kësaj, Miccoli u pa të qante përballë gazetarëve, të kërkonte falje e të jepte garanci se atë që kish thënë nuk e kish menduar kurrë. Por tanimë, prestigji i tij është bërë copë-copë në mënyrë të pakthyeshme. Kritikat kanë qenë të shumta. Nga të gjitha anët.

Sot, këshilli bashkiak i qytetit të Corleone-s (Corleone është qyteti famëkeq, që njihet si në letërsi dhe në të vërtetë si vendlindja e shumë boss-ëve mafiozë. Ju kujtohet ‘Kumbari’?) i ka hequr titullin “qytetar nderi”, që ia kishin dhënë para ca kohësh si model për të rinjtë e Siçilisë.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.