Qeveria nuk paguan ushtarakët e misioneve paqeruajtëse?

Postuar në 24 Maj, 2012 04:33

“Katërmbëdhjetë ushtarakë shqiptarë të kthyer në atdhe në përfundim (me sukses) të misionit të tyre paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë, janë përballur me qëndrimin denigrues, shpërfillës dhe indiferent të shtetit shqiptar, të përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në një deklaratë të Aleancës kuq e Zi. Është e vërtetë? Njerëzit e AKZ-së sjellin prova për këtë. Ekziston një padi e ngritur nga këta ushtarakë. Është një padi ndaj ministrisë së mbrojtjes, nëpërmjet së cilës kërkojnë t’u njihet e drejta e shpërblimit, e njohur nga ligji nr. 8139 i vitit 1996 dhe nga një Vendim i Këshillit të Ministrave me nr.764, i vitit 1996.

Duhet përgëzuar partia AKZ në këtë rast, pais kanë bërë, përveç të tjerash, një punë të mirëfilltë gazetarësh: kanë marrë një denoncim, kanë bërë verifikimet e duhura, dhe e kanë publikuar.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.