Qeveria ka nevojë për para. Nxjerr në shitje INSIG, kompaninë publike të sigurimeve

Qeveria nxjerr në shitje kompaninë publike INSIG. Kjo kompani do të privatizohet përmes një tenderi të hapur. Qeveria ka miratuar propozimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, sipas të cilit shoqëria financiare do të shitet në masën 100 për qind. Një vendim i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar edhe kriteret e vlerësimit të ofertave. Sipas formulës, peshën më të madhe të pikëve, prej 80 për qind, do ta ketë çmimi i ofruar, ndërsa plani i biznesit dhe cilësia e blerësit do të kenë respektivisht nga 10 pikë. Paralelisht, çdo ofertues duhet të garantojë ofertën e tij me një depozitë fikse prej 30 milionë lekësh. Sipas vendimit, kushtet e kontratës që do të lidhet me shoqërinë fituese duhet të marrin miratimin nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. INSIG është një ndër kompanitë e pakta që kanë mbetur ende me pronësi publike. Edhe pse pesha e kompanisë është tkurrur, të ardhurat e saj janë rritur me 14 për qind për shkak të rritjes së çmimeve për siguracionet e detyrueshme të automjeteve.
Comments
Si zakonisht te tilla lajme
<p>Si zakonisht te tilla lajme kalojne ne plan te dyte ndersa lajmet sportive ne plan te pare. Ia ka lene i ati apo e ema INSIGun qe duan ta shesin?</p><p>Duhet nej Vetevendosje! edhe ne Shqiperi.</p>
Add new comment