Publikohen fotot e dasmës së George dhe Amal Clooney
Më në fund janë publikuar disa nga fotot e dasmës së ish beqarit më popullor në botë, George Clooney. Dasma e tij perrallore ka qenë qendra e vëmendjes gjatë muajit tetor, madje atij dhe bashkëshortes i është kërkuar disa here të bëjne publik ndonjë moment nga ceremonia martesore. Megjithatë duhet të theksojmë se për asnjë moment cifti nuk ra pre e ofertave të majme që mediat i vunë në dispozicion.
Kujtojmë se kjo ceremoni martesore u zhvillua në Itali në vendin që janë takuar për here të parë, ndërsa Amal mbante veshur fustanin e dizenjuar nga Oscar de la Renta.
Add new comment