Prezantuesja shqiptare që po çmend mediat e huaja.
Momentalisht ajo është eksporti më i bukur i Shqipërisë në mediat e huaja. Rrallë mund të shohësh kaq shumë shkrime sa ato për Marina Vjollcën, prezantuesen bukuroshe nga Shqipëria.
Cfarë ka ndodhur që ka ndezur rrjetet sociale, kryesisht në Britaninë e Madhe?
Fillimisht spekulimi se Marina Vjollca është arsyeja pse Adnan Januzaj do të vijë të luajë për Shqipërinë.
Kjo është nxitur edhe nga një foto- ftesë e Vjollcës me flamurin kuqezi. Më pas dikush ka hapur llafin se ajo është fizioterapistja e ekipit kombëtar të Shqipërisë.
Kaq ka mjaftuar dhe për Marinën po kërkohet nëpër motorrët kërkues si fizioterapistja më seksi në planet. Express shkruan se aq shumë është spekuluar, sa faqja e njohur FansShare ka bërë një sqarim se ajo është një prezantuese televizive në Shqipëri, edhe pse e pranon se futbollistët do ishin në qiellin e shtatë me një fizioterapiste si ajo.
Add new comment