Presidenti, dy rrugët e Artur Zhejit për Berishën

Postuar në 25 Maj, 2012 03:47

Artur Zheji ka botuar sot tek Mapo një koment për temën më të diskutuar këto ditë, zgjedhjen e presidentit duke theksuar se dy janë rrugët për të arritur këtu. Ndoshta janë konsumuar disa herë gjatë debateve të deritanishme, por Zheji rreket t’i thotë në një gjuhë më të thjeshtë.

E para sipas tij, është rruga më e vështirë, që do të kërkojë arritjen e një konsensusi të gjerë politik midis palëve, duke lejuar zgjedhjen e një presidenti me 84 vota apo më shumë. Nëse zgjedh këtë, Berisha sipas Zhejit, “mundet të hartojë pa asnjë ngërç dhe merak, uverturën e platformës së tij elektorale për vitin 2013, të djathtë, të gjerë dhe mbi të gjitha, garantiste për të gjithë shqiptarët”. Në këtë mënyrë, Berisha do t’i ofronte vendit një kandidaturë që reflekton harmoni dhe besueshmëri. “Berisha në këtë kontekst, nuk rrezikon ta zvogëlojë aspak personalitetin e tij, përkundrazi e rrit atë dhe shkërmoq çdo ‘casus moral’ të mirëfilltë dhe me peshë publike që kërcënon koalicionin LSI-PD”.

Por cila është rruga e dytë? –E dyta, është më e lehta dhe më e shkurtra, zgjedhja e një presidenti nga “të rëndësishmit” e PD-së duke realizuar një fitore të tij si Kryeministër dhe kryetar i PD-së, por ndoshta edhe prishje të koalicionit për shkak të konsenusit të munguar.

Në fund Zheji jep edhe mendimin e tij; Kryeministri europianist, nuk ka pse tundohet për këtë “rrugë te lehtë dhe të shkurtër”. Karriera e tij e gjatë politike, e pasur me suksese, tradhti dhe dështime, është një shkollë e mirëfilltë politologjie ku nuk mungojnë shembujt inkurajues.

Re.Pu

Comments

Submitted by f.d. (not verified) on

<p>Sa here degjoj per Zhejin dhe Meten me kujtohet nje podium i ngritur para kryeministrise, ku disa njerez me&#39; fytyre&#39; me megafon ne dore me bateri bertisnin sa u ngjiren e u percudnuan ne face...Cfare ?!...Per Berishen !...Ata e dine cfare i komunikonin ne ate histeri...</p>

Submitted by voica (not verified) on

<p>Sa here degjoj per Zhejin dhe Meten me kujtohet 21 Janari. Meta foli vetem nje dite me pas-iu tha &quot;kokepalare&quot;. Zheji foli gjithe vitin neper TV e gazeta- mbrojti Saliun bashke me Cilin... GJAKSORMBROJTES JANE!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>pallavra...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.