Presidencialet në Francë: Kandidatët kanë lënë mënjanë skrupujt e po kërkojnë çdo votë

Postuar në 28 Prill, 2012 05:55

“Kur Marine Le Pen thotë që dielli është i verdhë dhe deti është blu, mos unë duhet them të kundërtën?” Këto fjalë janë të Sarkozy-së, që po u vardiset sa më s’ka votuesve të ekstremit të djathtë; po e bën duke i mëshuar ndonjë qëndrimi a teze le pen-iane, fjala vjen duke marrë në mbrojtje një pjesëtar të xhandarmërisë, që ka qëlluar për vdekje një njeri problematik për policinë që nuk iu bind urdhërit për të ndaluar. Kjo mund t’i japë vota ekstremistësh, por mund ta bëjë të humbasë vota të moderuarish në kampin e vet. Ish kryeministri Dominique de Villepin, është shprehur se e majta “ i krijon shqetësime”, ndërsa e djathta “i kall frikën” me këtë përpjekje për të instrumentalizuar kronikën e zezë e për të marrë vota me çdo kusht.

Në fakt, dhe e majta nuk mbetet pas në gjahun për votat. Kandidati Hollande po bën një zhvendosje djathtas, fjala vjen po mbron idenë e ndalimit të burkave në publik, dhe po flet për kontrollin e kufizimin e emigracionit ekonomik.

Po luftojnë në mënyrë të paskrupullt për votën e fundit.

E.G.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.