Pranvera Egjiptiane drejt kaosit. Ushtria i jep ultimatum presidentit Morsi

Postuar në 01 Korrik, 2013 12:34

 

“Forcat e armatosura përsërisin thirrjen që kërkesat e popullit të marrin përgjigje, dhe u japin palëve 48 orë kohë, si një shans i fundit për të zgjidhur një moment historik për vendin, i cili nuk ka për të falur asnjë palë që nuk ngrihet në lartësinë e përgjegjësive të veta”. Kjo është thirrja ultimative e ushtrisë egjiptiane, pasi vala e fundit e trazirave në Kajro u përshkallëzua në djegien e selisë qëndrore të Vëllazërisë Myslimane, lëvizja që mbështet presidentin Mohamed Morsi, ku pati edhe disa viktima. Ky i fundit, fiks një vit në detyrë pas Egjipti u përfshi nga efekti domino i Pranverës Arabe, ka kundër studentë e të rinj, forca e parti pro-laike që kërkojnë një Egjipt të ndryshëm nga tentativat islamizuese të frymëzuara nga Vëllazëria. Një burim i besueshëm i ka thënë CNN-it se thirrja e ushtrisë, në fakt përkthehet si paralajmërim ndaj presidentit se ushtarakët do marrin nën kontroll vendin, nëse nuk kryhen shpejt reforma të ristrukturimit politik e institucional, përfshirë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare e presidenciale. Nëse gjendja vazhdon në spiralen e dhunës, vendi rrezikon seriozisht luftën civile.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Popujt arab jane zgjue nga gjumi shumeshekullor. Ato nuk dojne sheriat, por laiçizem dhe demokraci.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.