Po bie popullariteti i Beyonces!
Kur Beyonce dhe Jay Z e paralajmëruan turneun e përbashkët, gjithçka dukej që të çon në suksesin më të madh të karrierës, megjithatë që kur kanë filluar të zbulohen fshehtësitë nga jeta e tyre private, çifti po merr publicitet negativ në publik.
Kujtohuni vetëm sa shumë ka refuzuar Beyonce të marrë pjesë në dasmën e Kim Kardashian dhe Kaney West, në mënyrë që kjo të mos ndikojë keq në karrierën e saj, më pas shumë shpesh nuk ka dashur të paraqitet në ‘shoqëri të keqe’ që kjo mos t’i sjell reklamë negative. Ndërsa tani po i ndodh ajo nga e cila më së shumti është frikësuar.
Gjithçka filloi në mënyrën më të mirë me shitjen e biletave të turneut të tyre, por që kur në publik doli video incizimi ku shihej motra e Beyonce duke u rrahur me Jay Z, më pas thashethemet e ndryshme për krizën në martesën e tyre duket se idealja filloi të prishet, kurse interesimi për turne ka filluar të shuhet. Sipas informacioneve më të reja, një pjesë e madhe e biletave ende nuk janë shitur.
Siç raporton ‘Radar Online’ në këtë nuk ka ndikuar vetëm incidenti në lift. “Që kur Beyonce e ka publikuar albumin e ri, vetëm kënga ‘Drunk in love’ është bërë hit, por as këtë këngë kohëve të fundit nuk po e dëgjoj nëpër radio”, ka thënë një burim për ‘Radar Online’. Ndërkaq i njëjti thekson se kacafytja mes Sollange dhe Jay Z ka bërë publicitet shumë të keq për këtë familje. “Fansat kanë mbetur të shtangur nga kjo rrahje”.
Ndryshe ‘On The Run’ turneu i Beyonce dhe Jay Z fillon në Miami me 25 qershor, ku edhe përfundimisht çifti mund të tregojnë nëse vërtet popullariteti i tyre po bie.
Add new comment