Plotësimi i vakancave, KQZ, rrezikon të përfshihet nga një ngërç institucional

Postuar në 03 Janar, 2015 09:28

KQZ, rrezikon të përfshihet nga një ngërç institucional, nëse trupa zgjedhore nuk plotësohet, pasi prej më shumë se një viti funksionon me 4 nga 7 anëtare. “Balkanweb” shkruan se tashmë që opozita është rikthyer në Parlament, shumica thotë se nuk ka më asnjë pengesë për plotësimin e vakancave. Jo më vonë se data 21 janar 2015, Komisioni Qendror duhet të marrë të paktën 2 vendime që kërkojnë 5 vota të anëtarëve. Mazhoranca duhet të plotësojë trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përpara 21 janarit, pasi do përballet edhe një sfidë tjetër, ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe përshtatjen e ligjit zgjedhor me ndarjen e re territoriale. Sipas “Balkanweb” pavarësisht thyerjes së bojkotit, të djathtët janë shprehur haptazi kundër këtyre ndërhyrjeve kuke u shprehur gjithashtu dhe kundër hartës së re territoriale, e cila sipas tyre i jep të majtëve fitoren në tavolinë.

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/kqz-ne-prag-te-zgjedhjeve-lokale-2015-sfida-per-plotesimin-e-vakancave/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.