Pink edhe në skenën e OSCAR.
Pink pritet që të ngjitet për herë të parë në skenën e akademisë amerikane të filmit, Oscar.
Fituesja e Grammyt do të bëjë një paraqitje speciale në përvjetorin e 86-të të ndarjes së çmimeve Oscar më 2 mars, edhe pse nuk dihet nëse ajo do të performojë, apo thjesht do të japë një çmim.
“Ne jemi shumë të ngazëllyer që të mirëpresim Pink në skenën e Oscar për herë të parë”.
“Ajo konsiderohet si një prej zërave më të mëdhenj në muzikën pop dhe një prej performuesve më të mira të gjeneratës së saj. Është nder ta kemi atë në skenën tonë”, ka thënë producenti i Oscar, Craig Zadan.
Add new comment