PD e Lezhës, 15 kandidatura potenciale për bashkinë. Mes tyre edhe krerët e komunave që shkrihen

Postuar në 29 Mars, 2015 11:52

Partia Demokratike në Lezhë ka propozuar 15 kandidatura potenciale që mund të garojnë për Bashkinë përballë Viktor Tushës së LSI-së. Kreu i PD-së në Lezhë, Paulin Marku tha se procesi i propozimeve ka qenë më transparenti i bërë ndonjëherë. “Procesi ka filluar i ligjshëm, demokratik dhe tepër i hapur. Nuk kanë qenë vetëm strukturat e Partisë Demokratike, të cilat janë marrë me propozimin e kandidatëve për kryetarë bashkie, por kësaj radhe, si asnjëherë tjetër, është menduar që kandidaturat të propozohen nga zëri i qytetarëve”, tha Paulin Marku, kryetar i PD-së Lezhë, sipas “Ora Neës”. Ajo që bie në sy është se në listën e kandidatëve potenciale janë krerët e komunave të mëdha të Lezhës që do të shkrihen si pasojë  e reformës administrative-territoriale. Në listë janë krerët e komunave Salvador Kaçaj, Fran Frrokaj dhe Jak Zhuba.

http://www.oranews.tv/vendi/pd-e-lezhes-propozon-15-kandidate-per-kryetar-bashkie/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.