PD denoncon: Rama la në errësirë natën e vitit të ri 147 komuna e 15 bashki. Guxholli: Nga 1 janari fatura e energjisë 24% më shtrenjtë

Drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Zana Guxholli denoncoi mungesën masive të energjisë në pjesën më të madhe të vendit dhe bllokimin e mjaft komunave. Sipas saj: “Shqipëria dhe shqiptarët i kaluan festat e fundvitit të errësirë dhe ndërprerje disa ditore. 147 komuna dhe 15 bashki kanë patur ndërprerje në datën 31 dhjetor dhe 1 janar”. Ndërkaq Guxholli denoncoi rritjen e ccmimit të energjisë elektrike. Para medieve ajo tha se: “rreth 76% e familjeve shqiptare do paguajnë energjinë 24 % më shtrenjtë nga data 1 janar. Shqiptarët, jo vetëm do ta paguajnë më shtrenjtë por hajde ta gjejnë këtë energji edhe me çmime të rritura”. Më tej drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Njerëzore tha se “biznesi, përtej taksave të larta, të rritura edhe më në 2015-ën, gjithashtu ka pësuar humbje e dëme të mëdha nga mungesa dhe ndërprerja e energjisë. “Në këtë situatë të rëndë terri e varfërie, tenderat për energji elektrike janë një biznes i majmë klientelist i kësaj qeverie. “Shqipëria në terr dhe borxh për energjinë, kryeministri Rama fal 600 milionë euro të njohura CEZ-it por nuk fal kamatëvonesat e qytetarëve, burgos kryefamiljarët për shuma qesharake, i poshtëron dhe çon në dëshpërim deri në vetëvrasje”.
l.v
Add new comment