Pas 9 vitesh, Jolie-Pitt përsëri në rol bashkë

Postuar në 21 Korrik, 2014 09:19

Pas 9 vitesh , Angelina Jolie e Brad Pitt do të luajnë përsëri në një film bashkë. Nëse në filmin e realizuar më parë “Mr. e MRS. Smith”, të dy bien në dashuri me njëri-tjetrin, në filmin e ri “By The Sea”, jo vetëm janë çifti që ka zili i gjithë Hollywood-i, por edhe bashkë producentë.

Sipas “Variety”, në qendër të filmit do të jetë marrëdhënia e stuhishme dhe e komplikuar në çift, mes bashkëshortëve.

“Jam shumë e lumtur që mund të vazhdoj raportin tim me Donna Langley, presidente të Universal Pictures dhe ekipin e saj, të cilët kanë kompletuar “Unbroken” dhe janë duke punuar për detajet e fundit të “By The Sea”.”, ka thënë Jolie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.