Noka: Nalton Jacaj u kap me 200 kg heroinë, Rama i beson Drejtorinë e Lojërave të Fatit

Deputetit i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se njerëz të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, janë më të preferuarit për vendet dhe postet kyçe në administrate. Me këtë deklaratë ka dalë sot nga selia e PD ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për inkriminim të administratës.
"Inkriminimi që Edi Rama i ka bërë administratës ka shkuar sipas një skeme gjakftohtë dhe ka synuar kapjen e sektorëve kyç. Personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, janë më të preferuarit. Me Edi Ramën, menjëherë pas ardhjes në pushtet, rilindi Nalton Jacaj, i kapur në Turqi me 200 kilogramë heroinë, të cilit iu besua një rol aktiv tek Drejtoria e Lojërave të Fatit.”, ka thënë Noka.
Më tej ai ka bërë një përshkrim të së shkuarës së Nalton Jacaj duke servirur për mediat edhe disa lajme të printuara të viteve më parë ku policia e Stambollit kishte kapur dhe arrestuar Jacaj për trafik lëndësh narkotike. Sipas PD-së e vërteta është se vendet në administratë janë zënë, dhe postet kyçe janë rezervuar për trafikantët e drogës. S.S
Comments
mire more djale, qe ky person
<p>mire more djale, qe ky person eshte kapur me 200 kg heroine.....pyetja ime e thjeshte eshte pse nuk qenka ne burg te pakten per ate sasi duhet 20 vjet burg.mos ke ngateruar emrin..................</p>
Ore flamur se nuk e meriton
Ore flamur se nuk e meriton te ta shkruaj edhe emrin me te madhe. Po mire na lexoke artikuj te para 10 vitevee na zbuloke keta kriminele qe paskan marre fatet e vendit ne dore po cke per te thene ti si is minister i brendeshem per gjithe kete situate te tmerrshme qe ekziston ne Shqiperi me mjelljen e canabis. Apo ke qenef i zene me te tjera gjera. Ptu gomar i dreqit. Po ske faj ti fajin e ka prokuroria qe ste fut brenda per mos berje detyre apo abuzim me te duke e bere vendin kaluar Kolumbise
Add new comment