Një super SEX-y mama e “nxehtë”: Kate Winslet!

Postuar në 22 Maj, 2014 06:49

Pas 20 vitesh duke interpretuar në filma, Kate Winslet ka deklaruar se nuk do të lërë që 3 fëmijët e saj t’i ngadalësojnë karrierën, përkundrazi.

Aktorja 38-vjeçare tha në një intervistë për revistën ‘Harper’s Bazaar’ se karriera e saj do të marrë një hov të mëtejshëm tani që fëmija i saj më i vogël, 5-muajshi Bear (Ariu), është rritur mjaftueshëm sipas saj.“Erdhi koha të rikthehem. Erdhi koha të rimarr seriozisht karrierën time”, tha Winslet, e cila duket në formë shumë të mirë në kopertinën e revistës. Edhe pse është një aktore shumë e suksesshme, Kate thotë se nuk ndihet e famshme derisa shkel në një tapet të kuq. 

“Unë kam një jetë shumë normale dhe vetëm tapeti i kuq më bën të kuptoj se jam e famshme. Është një vend shumë i çuditshëm për mua”, shpjegon 38-vjeçarja.
 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.