Një martesë jo dhe aq perfekte! Kim akuzon Kanye West se ka një fëmijë për të cilin ajo nuk është në dieni. (DETAJE)
Prej muajsh Kim Kardashian po përpiqet që t`i jap një motër apo vëlla të bijës North West, por ajo trembet se për këtë është kujdesur bashkëshorti Kanye me një femër tjetër. Kim është e fiksuar pas idesë se Kanye mund të ketë një fëmijë për të cilin ajo ende nuk është vënë në dieni dhe herët apo vonë ai/ajo do të rend pas pasurisë së këngëtarit.
Duke qenë se krijuesi i hitit ‘Stronger’ në listën e tij të gjatë të partnereve ka patur kamariere, apo kërcimtare Kim mendon se ndonjëra prej tyre mund t`ja ketë ‘punuar pas shpine’, apo bashkëshorti është ai që ja ka mbajtur të fshehtë. Për më tepër tani ajo ka dhe një arsye përse të ndihet e frikësuar… Ish e dashura e Kanye, Amber Rose e ka paralajmëruar se së shpejti do të merren vesh shumë gjëra për Kanye!
Se cfarë, mbetet t`i zbulojmë në vazhdim…!!!/E.B

Add new comment