Një autokritikë e thellë nga një përfaqësues i LSI-së: “Më vjen turp që para katër vjetësh votova për Lulin!!!”

Brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim ka një të penduar. Një të penduar për votën që i ka dhënë Lulzim Bashës më 8 maj 2011. Ky është Ralf Gjoni, sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në partinë që drejtohet nga Ilir Meta. Gjoni publikon sot “një opinion tërësisht personal” në gazetën “Mapo”, duke i bërë të ditur botës pendesën e tij të madhe. “Më vjen turp që para katër vitesh e ndihmova, dhe më pas duke e zhytur në kuti atë dreq letre, e votova Lul Bashën në krye të Tiranës. Sot ndjehem bashkëfajtor për këtë katrahurë keqmenaxhimi, keqadministrimi, abuzimi e përdhunimi urban, papastërtie që na rrethon, gropash që na presin rrugën në çdo cep, tymi që na helmon, trafiku kaotik, mungese hapësirash të gjelbra, politizimi të ndyrë të qytetit e një pafundësi mëkatesh të tjera që janë gozhduar mbi kurrizin e qytetit tim. Mbi kurrizin tënd dhe timin njëkohësisht. Dhe të fëmijëve tanë”, shkruan funksionari i LSI-së. Po pse kjo papjekuri nga Ralf Gjoni dhe e gjithë LSI-ja që para katër viteve, jo vetëm votuan, por edhe u angazhuan me të madhe për Lulin, siç e thërrasin sot, dhe mbrojtën fort edhe mekanizmin e fletëve të votimit të kontestuara, që zhbëri 10 votat avanatazh të Edi Ramës? Gjoni e ka një përgjigje: para katër vitesh u kërkua një votë për koalicionin, jo për drejtuesin. “Qytetarët tiranas nuk duhet ta bëjnë më të njëjtin gabim që bëra unë 4 vjet më parë, kur duke menduar se votova për Tiranën, në të vërtetë votova për ambiciet politike të Lulit, pa e kuptuar se po i bëja dëm qytetit tim”, vijon Gjoni. Kjo i ngjan justifikimeve të personazhit të një filmi, që kërkonte pensionin si veteran, por kishte qenë “nja 6 muaj me Ballin”, atëherë “kur i kishte marrë koka erë”. Dhe në fund, sensi i autokritikës kapërcehet me një lehtësi natyrale, për t’i lënë vend kurajës për të dhënë këshilla: “Njëri është jashtë loje që tani. Ky është Halimi, se atë e ka vënë Luli, dhe fijet e Lulit i tërheq ende Saliu. Për rrjedhojë, as Halimi nuk bën dot gjë, sado i ëmbël duket në ekrane. Votë e hedhur kot, që duhet të shkojë atje ku ka më tepër shpresë për një tjetër lloj projekti, një tjetër produkti gjenetik, që është gati të tregojë se çfarë aftësish dhe ekipi ka për të menaxhuar qytetin ku jeton një e treta e Shqipërisë. Pa PR fals siç ka bërë Luli, pa mashtrime e mburrje ordinere elektorale, se nuk i ha më njeri…”.
s.z
Comments
ohh sa autokritike! po LSI

ohh sa autokritike! po LSI eshte parti qe operon si zyre pune. dje me lulin, sot me Veline, neser me ke te kete pushtetin. Ti nuk votove per lulin se kishte program por vetem se i mundesonte partise te rrij ne pushtet. Vetem keshtu mbahet zyra e punes

Ti ta kesh per nder qe votove

Ti ta kesh per nder qe votove Lulezimin,administrim me te mire nuk la pas Tirana,si Kamza tha qe do behej dhe ashtu u be/

Ore, si eshte ajo historia me

Ore, si eshte ajo historia me Kuschnerin e ketij? Di njeri te na e shpjegoje?

Ik o ralf gjetsh belane se

Ik o ralf gjetsh belane se dhe ty te kemi mangut me na shit men

Qytetare te Tiranes, mos ia

Qytetare te Tiranes, mos ia jepni votat pupacit Erion Rondele Veliaj, ju lutem.

Add new comment