Nisma e Bojaxhiut do të shndërrohet në parti politike së shpejti, paralajmëron pjesëtari i grupimit, Hasimja

Nëse kandidati i bashkisë së Tiranës që mori rreth 16 mijë vota më 21 qershor deklaroi se rezultati e inkurajon të mendojë për shndërrimin e iniciativës së tij në parti politike, duket se hapat do të hidhen më shpejt sesa ai la të kuptohej. Grupimi “Ne Tirana” do të shndërrohet realisht në një parti politike, për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Kështu është shprehur Ermal Hasimja, një prej nismëtarëve dhe pjesëtar i këtij grupimi. Hasimja foli për Tema Tv, ku tha se edhe shumë figura të tjera do t’i bashkohen nismës. Emërtimi i partisë duket se do të transformohet në “Ne Shqipëria”. Padyshim përsëritja e një rezultati inkurajues në shkallë politike kombëtare, është një operacion shumë më kompleks se bashkia e Tiranës.
a.k
Comments
Urime!!! Dhe forca!!!
<p>Urime!!! Dhe forca!!! </p>
Add new comment