Neymar shpëton nga skandali “Playboy”

Postuar në 29 Qershor, 2014 12:32

Talenti brazilian Neymar ishte në prag të një skandali që do t’i kushtonte shumë në botëror.
Revista “Playboy” në versionin brazilian kishte në kopertinën e saj për muajin qershor modelen Patricia Jordane, brunia që mendohet se kishte magjepsur futbollistin Neymar.

Patricia Jordane pretendon se ka pasur një marrëdhënie me Neymar (i cili aktualisht është i lidhur me Gabriella Lenzin).
Por menaxherët e futbollistët kanë vepruar menjëherë duke shkuar në gjykatë me një kërkesë për bllokimin e shpërndarjes së revistës.
Gjyqtari Galgardo Andreia Palma ka qenë në anën e talentit brazilian dhe e “shpëtoi” atë nga skandali në prag të botërorit, duke urdhëruar ndalimin e shitjes së revistës për muajin qershor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.