Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë.

Postuar në 01 Prill, 2015 04:53

Ditën e sotme është ndarë nga jeta personi më i vjetër në botë, japonezja 117 vjecare Misao Okawa, pasi zemra e saj pushoi së punuari. Okawa e cila fillimin e muajit të kaluar festoi ditëlindjen, vdiq në qytetin ku kishte lindur më 5 Mars 1898.

 

Kur është pyetur për sekretin e jetëgjatësisë së saj Misao tha se ishin të paktën 8 orë gjumë cdo mbrëmje dhe konsumi i ushqimit të saj të preferuar sushit. Pavarësisht se ishte 117 vjec, Misao mendonte se nuk ishin dhe aq shumë. Përgjatë shekujve që ka jetuar e ndjera ka parë 4 perandorë japonezë, 6 monarkë britanik si dhe 20 presidentë amerikan.

 

Tani stafeta e personit më të vjeter në botë ka kaluar tek një tjetër japonez, Sakari Momoi 112 vjec./E.B 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.