Në Tiranë kam dëgjuar të thonë: "Ai nuk është shqiptar, është kosovar”

Blerta Zeqiri është një regjisore nga Prishtina. Është regjisorja e filmit “Kthimi”, i cili është shpallur filmi më i mirë ndërkombëtar në Festivalin e Filmit në Sundance (ky festival mbahet çdo vit në Utah, është themeluar nga aktori i famshëm amerikan Robert Redford dhe njihet si festivali më i madh i filmit të pavarur në SHBA).
“Kthimi” i Blertës (është nominuar edhe për European Film Award - një lloj Oscari evropian) rrëfen një histori të pasluftës dhe ka në qendër një burrë, i cili kthehet tek gruaja dhe djali nga burgu i Serbisë, por ndjen që shumë gjëra kanë ndryshuar prej momentit që ai është shpallur i zhdukur.
Regjisorja 33-vjeçare, e cila është edhe anëtare e Akademisë Europiane të Filmit, ka folur për vete dhe për “Kthimin” në një intervistë në faqet e fundjavës në të përditshmen “Shekulli” dhe aty mes të tjerash është pyetur për ndjesitë e saj kur viziton Tiranën.
Thotë Blerta: “...Sa herë që e kam vizituar Tiranën kam kaluar shumë mirë. Më pëlqen klima, restorantet, kafeteritë. Më pëlqen t’i shikoj kalimtarët, gratë e vjetra nëpër qytet, tregjet e vogla të pemëve dhe perimeve... E vetmja gjë që nuk më pëlqen është trafiku i veturave. Kam frikë shumë të kaloj rrugën, sepse më duket se veturat vijnë nga çdo anë dhe shoferët i ngasin ato goxha shpejt, kurse burinë duket se e përdorin në vend të frenave...”.
Dhe më pas, kur pyetet si e sheh si artiste dhe si intelektuale raportin "shqiptar i Shqipërisë-shqiptar i Kosovës?, - regjisorja e re kosovare, thotë:
“...Në esencë për mua nuk ka dallim më shumë se sa Prizrenasi me Gjakovarin, apo Sarandasi me Shkodranin. Në Tiranë kam dëgjuar të thonë: ”Ai nuk është shqiptar, është kosovar”. Mua kjo gjithnjë më tingëllon si gabim dhe më duhen disa sekonda për të kuptuar se realisht kanë të drejtë sepse flitet për shtetësi e jo për kombësi. Në këto momente e vërej ndarjen reale që e kemi, të cilën gjithmonë provoj ta shoh si ndarje simbolike...”
A.N.
Në foto: Zeqiri (e treta majtas) me bashkëpunëtorët e saj të filmit “Kthimi”
Comments
ben mire qe e mer si ndarje

ben mire qe e mer si ndarje simbolike moj vajze, se ai qe e thote kete eshte vecse nje kokerr legeni dhe asgje tjeter.

Zonje Blerta, ti mba Kosoven

Zonje Blerta, ti mba Kosoven tende dhe mbushe me filma dhe ne mbajme Shqiperine tone. Kosovare dhe shqiptare jane dy kombe me kultura te ndryshme, edhe gjuhen e kemi tjeter. E sa per labin me gjysem opinge ky patjeter do te jete i lindur me donacion sperme nga pushuesit koqovare ne Jug te vendit dhe ndjehet i tille e jo shqiptar.

Ar lind, k*r behesh.

Ar lind, k*r behesh.

Shume e sakte kjo per

Shume e sakte kjo per (k)Arlindin

Me kete koment nuk besoj te
Me kete koment nuk besoj te jesh shqiptar more Arlind, pasi tesh ka shume syresh qe flasin shqip por jane grek, shkije, bullgare, ose te papjekun.
Pershendetje moj vajze. Kudo ka te papjekun, ne te dy anet, por na jena nje gjak e nje race. E kete nuk e fshin askush me nje fjale te hedhur mrapsht.
me keto fjale blerta vec ka

me keto fjale blerta vec ka tregu cektsine e vet. nuk jane fjale qe thuhen ne publik keto.

Keto gjera dihen fare mire se

Keto gjera dihen fare mire se ne si shqiptare e kosovare jemi totalisht ndryshe. U pelqen apo jo kosovareve (sic lexohet me siper) ne si shqiptare jemi kulturalisht dhe fonikisht ndryshe, pra dy kombe.

Jemi nje komb dhe nje race.

Jemi nje komb dhe nje race. Nje kulture dhe nje gjuhe. Me ndryshime te vogla krahinore dhe dialektore, me te vogla se ato psh ndermjet nje napolitani dhe nje piemontezi. Ka te mire dhe te keqinj sa te duash ne te dy anet e kufirit. Ka qe punojne ende per UDB-ne, per Asfaline greke apo per Turqine. Por jemi te gjithe shqiptare. Pa as me te voglin dyshim. Nga Konispoli ne Mitrovice dhe nga Durresi ne Tetove. Duam apo nuk duam.

mos degjoni

mos degjoni janullatistet,shqiptaret jane ne gjithe ballkanin ,vendalinj. po vjen koha e shqiptareve,sa te zhduken salinjte me shoke. kosova eshte nje krahine shqiptare qe per shume arsye ngeli jashte kufijve,ashtu si cameria ,mali i zi dhe ilirida.

une i kam degjuar vete se kur

une i kam degjuar vete se kur vjen fjala per shqipetaret e shqiperise,

shqipetaret e kosoves thone pa dashamiresi apo zell patriotik: shqipeca.

mendoj pa dashur te fyej njeri se njehere per njehere jemi dy variante te nje lloji, ndoshta me kalimin e kohes

me shkrirjen e kufijve do te ndodhe edhe shkrirja e paragjykimeve.

Add new comment