Në Shqipëri qarkullojnë 3 mijë autobusë si ai i tragjedisë me moshë mesatare 14 vjet

Postuar në 23 Maj, 2012 07:12

Kanë kaluar dy ditë nga aksidenti i Himarës për një bilanc të njohur tashmë për të gjithë, ndërsa solidarizimi fillestar për të ndihmuar fatkeqët i ka lenë vendin analizimit të shkaqeve që çuan në një ngjarje të tillë. Fillimisht u fol për një atak kardiak të shoferit por kjo u hodh poshtë dje nga mjekët pas kryerjes së autopsisë. Dy versionet e tjera janë gabimi njerëzor dhe ndonjë avari e mjetit duke rikthyer vëmendjen tek siguria e mjeteve që qarkullojnë në rrugët shqiptare.

Në lidhje me këtë, nga të dhënat e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor të publikuara sot në “Shqip”, mësohet se në të gjithë vendin qarkullojnë rreth 3 mijë autobusë të ngjashëm me atë të aksidentit. Mosha mesatare e tyre është diku tek 14 vjet, kurse mjeti i tragjedisë kishte 24 vjet që përdorej.

Gazeta citon ekspertë të fushës të cilët shpjegojnë se mosha e autobusëve që qarkullojnë në Shqipëri është relativisht e lartë por se këto mjete janë të parashikuara që të shfrytëzohen deri në 30 vjet, sigurisht nëse mirëmbahen dhe kryejnë kontrollet teknike sipas përcaktimeve ligjore.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.