Në besë të Fules. Të larguarit nga administrata ndërpresin grevën e urisë

“Ne e ndoqëm me vëmendje axhendën e komisionerit Fule për shqetësimin tonë dhe duke besuar në fjalën e tij se do të na ndjekin me vëmendje, por edhe duke parë gjendjen shëndetësore të grevistëve në vendosëm ndërprerjen e grevës, si forma më ekstreme e protestës duke deklaruar se do të vazhdojmë përpjekjet tona për realizimin e 5 kërkesave tona”. Kështu u shpreh sot Nertila Qafzezi, kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Administrata, e cila ka lexuar edhe epilogun e grevës. Kësaj lëvizjeje të opozitës, ose më mirë të PD-së, i duhet shtuar edhe mungesa sot në Tiranë e Lulzim Bashës, i cili ndodhet në Gjermani dhe prej nga ku deklaruar mbështetje për integrimin e Shqipërisë. E thënë troç, ose leximi i kësaj situate është: Fule erdhi në Tiranë, lexoi një rekomandim pozitiv dhe foli pak edhe për grevistët. Për rrjedhojë greva mori fund se edhe çështja e statusit mori përgjigje.
s.z
Add new comment