Misioni i OSBE-ODIHR del me raport paraprak për zgjedhjet: Procesi relativisht pozitiv. Vërejtje serioze për transmetuesit televizivë. Sugjerohet pastrimi i listave nga emigrantët

Postuar në 22 Qershor, 2015 08:38

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR ka dhënë sot një konferencë për shtyp përmes së cilës ka përcjellë vlerësimet paraprake për zgjedhjet e 21 qershorit. Misioni ka theksuar anët pozitive dhe negative të procesit; fushata elektorale është vlerësuar si normale, por nuk ka munguar vërejtja për politizimin e institucioneve. “Fushata ishte e qetë, toni i fushatës kishte përmirësim nga zgjedhjet e mëparshme. Politizimi i institucioneve të zgjedhjeve në Shqipëri vazhdon të minojë procesin zgjedhor,” tha Audry Glover. Shqetësues për për misionin qëndrimi i mediave dhe mënyra sesi e përcjellin fushatën. “Sa i përket medias, kemi shqetësime. Ka shumë transmetues mediatikë, por nuk thotë se ka pluralizëm. Ka lidhje të tyre me partitë politike për shkak të interesave të pronarëve të medias,” theksoi Glover, duke vlerësuar sidomos çështjen e videove të gatshme të partive. Në tërësi duhet thënë se misioni nuk ka gjetur probleme serioze, por sërish procesi zgjedhor në Shqipëri mbetet i brishtë. Meritojnë vëmendje edhe dy vërejtje: së pari është kërkesa e misionit për pastrimin e listave të zgjedhësve nga rreth 1 milionë rekorde, pra individë, që jetojnë jashtë Shqipërisë. Kjo për zgjedhjet lokale sidomos, pasi në këtëo zgjedhje, siç u shprehën anëtarë të misionit, duhet të votojnë ata njerëz që jetojnë në komunitetet përkatëse. Po kështu kjo shifër “pasive” votuesish, mund të jetë burim manipulimi. Vërejtja tjetër lidhet me prezencën e madhe të liderëve politikë në fushatë, që ka eklipsuar kandidatët, duke i dhënë një theks politik zgjedhjeve. Raporti final do të publikohet pas 2 muajve. Në një plan të përgjithshëm, kanë shumë rëndësi standardet e zgjedhjeve, pasi ato janë për aktuese për procesin e integrimit. Dhe një standard është përfundimi i numërimit dhe në finale njohja e rezultatit nga të gjitha palët.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.