Miley Cyrus s`mban mend tekstet e këngëve të saj.

Postuar në 05 Mars, 2014 12:16

Këngëtarja Miley Cyrus harron tekstet e këngëve të saj. Kjo anomali u vu re në koncertin e fundit që 21-vjeçarja zhvilloi në Las Vegas.
Cyrus, e cila aktualisht është në mes të turit të saj Bangerz, ndihmohej nga ekrane të mëdha që shfaqnin tekstet e këngëve si në karaoke.

Një person i cili ishte i pranishëm në këtë koncert tha për ‘RadarOnline’: “Nuk më besohej që ajo kishte nevojë për shfaqjen e tekstit në ekran për të gjitha këngët.”

Deri në këtë pikë të turit, Miley ka puthur në buzë një fanse të saj, ka puthur Katy Perryn dhe ka tymosur marijuanë, por të harruarit e teksteve mbase është gjëja më e rëndë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.