Mihajlloviçi Ljajiçit: Nuk don të këndosh himnin? Nuk ke vend në kombëtare

Adem Ljajiç është futbollist i Fiorentinës (dy javë para e të mbyllej Serie A në Itali, ai ish viktimë e një agresioni nga ana e trainerit të vet, Delio Rossi); është me shtetësi serbe, por i fesë myslimane. Ka lindur dhe është rritur në Novi Pazar, një qytet në kufi me Kosovën, ku gjenden me shumicë boshnjakë e myslimanë (në fakt, në harkun e dekadave të fundit është ulur në përqindje numri i boshnjakëve myslimanë, nga 50% që ka qenë në vitet ‘960 në 20% sot).
E bëmë këtë shpjegim për të kuptuar më mirë ‘hallin’ që e ka zënë. Traineri i kombëtares serbe, Sinisha Mihajlloviç, e ka përjashtuar nga kombëtarja. Motivi i përjashtimit nuk është i natyrës sportive; është i një natyre ideologjike, më saktë patriotike. Ai nuk ka pranuar të këndojë himnin nacional serb para ndeshjes së të shtunës Serbi-Spanjë. “Pse nuk e këndon himnin?’, e ka pyetur Mihajlloviçi. “Kam arsyet e mija personale, dhe nuk kam ndërmend ta këndoj ndonjëherë”, ish përgjigja. “Ok, në kombëtare nuk ke më vend:, ia preu traineri, që e ka futur si kriter disiplinor recitimin e himnit.
Re.Pu.
Comments
Hallall Ademo, bos je. Merr

Hallall Ademo, bos je. Merr nenshtetesine shqiptare e hajde luaj me ne...

Ademi qenka fiks per ne

Ademi qenka fiks per ne

Traineri ka te drejte:c`dreq

Traineri ka te drejte:c`dreq serbi eshte ai edhe pse musliman qe nuk kendon ymnin e tij?

Eshte njesoj sI nje shqiptar katolik te mos kendoj ymnin kombetar shqiptar pasi ka ersyet e veta! Duhet respektuar cdo hymn,ose ndryshe quaje veten boshnjak,qe jeton ne Serbi,eshte me e ndershme..Duhet te jemi me te drejten edhe pse kemi armiqesi..Thika duhet shtyre nga vetja..Pasi mund te na ndodhe edhe ne.

Ademi,nuk respekton nenshtetesine e vete,pra nuk eshte as per ne....o mendjelehte! TRADHETAR NJE HERE,GJITHMONE TRADHETAR!

Add new comment