Mbresëlënëse! Miley Cyrus shpjegon konceptin e të qenurit vetëm dhe jep një mesazh!
Është sërish beqare dhe shumë e lumtur për këtë fakt. Miley Cyrus, këngëtarja amerikane ka dhënë një intervistë ku shtjellon ndjenjën e te qënurit vetëm dhe mbi të gjitha të lirisë.
Ylli i Hannah Montana thotë për revistën TIME:’Jam vetëm dhe jam në rregull. Them se është dicka për të cilën duhet të flasim më shumë : për të qenurit vetëm. Ka patur momente në jetën time që kisha të dashur, por ka edhe momente që më pëlqen të jem vetëm, nuk dua t`i jap askujt asnjë pjesë time, dëshiroj ta mbaj për vete.’
Miley shton:’Mendoj se kjo është liria për femrën. Unë nuk e di nëse nëna ime do të qëndronte e vetme 22-vjec dhe e sigurtë në vetvete por unë e di se cfarë dua. E ardhmja ime nuk ka përse të varet nga prezenca e një partneri.’/E.B

Add new comment