Makina që eci nën ujë shitet 165 mijë dollarë .
U bë makina më e famshme në Britani e më gjerë gjatë kohës së përmbytjeve në Angli. Ky automobile u quajt si simbol nënujor i vërshimeve në Somerset.
Për shkak të vëmendjes së tërhoqi, makina u shit për 165,000 dollarë. Pronari i makinës “Seat Toledo”, Hubert Zajaczkowski, 21-vjeç, tregoi se mjeti duke qëndruar me javë të tëra disa metra nën ujin e vërshimeve, nuk punonte më dhe se ai nuk priste ndonjë ofertë të majme. Por, si për çudi makina u shit për 165,000 dollarë.
Zajaczkoëski, i cili nuk deshi të identifikonte blerësin, thotë se paratë do të shkojnë për bamirësi për viktimat e përmbytjeve të Somerset.
Makina e famshme si simbol i përmbytjeve dhe u shfaq nëpër shumë media botërore. Ajo madje ishte përmendur nga Princi Charles dhe kryeministri David Cameron gjatë fjalimeve të tyre për situatën e përmbytjeve.
Add new comment