Më pëlqen të jem dominuese në shtrat.
Pasi ditë më parë ajo ka ngacmuar imagjinatën e meshkujve në mbarë botën me një fustan të tejdukshëm, Rihanna ndaj kritikave të ashpra në lidhje me stilin e saj të veshjes, është përgjigjur me një pyetje: “Pse ju pengojnë gjinjtë e mi? Gjinjtë e mi janë të mbuluar me kristale Swarovski?".
Po ashtu, këngëtarja në pyetjen e gazetarëve nëse fustanin provokues me të cilin është paraqitur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “CFDA”, do ta vishte edhe jashtë qilimit të kuq, është përgjigjur: “Natyrisht”.
Ajo më tej ka shtuar se është pikërisht kjo veshje, e cila i pëlqen asaj dhe nuk do të heqë dorë nga ky stil edhe përkundër kritikave që merr.
Ajo insiston se në këtë veshje vërtetë ndjehet bukur dhe e relaksuar, prandaj askujt nuk duhet t’i interesojë veshja e saj.
“Kjo është veshja, e cila më pëlqen më së shumti. Me këtë veshje ndjehem më bukur dhe më e relaksuar dhe kjo është arsyeja pse askujt nuk duhet t’i interesojë se si vishem dhe si dukem. Ky është vendim i imi dhe kjo duhet të respektohet nga të tjetër”, ka theksuar Rihanna.
Në anën tjetër, këngëtarja kontroverse ka folur edhe në lidhje me meshkujt dhe preferencat e saj në shtrat. Ajo thotë se i pëlqen meshkujt, të cilët janë më të vrazhdë dhe të cilët dinë se çfarë duan.
Po ashtu, ajo thotë se gjithmonë dëshiron që të jetë ajo dominuesja në seks, edhe pse nganjëherë e pëlqen që të jetë edhe e dominuar nga mashkulli. Insiston se seksi paksa i ashpër është diçka që e eksiton shumë.
“Më pëlqejnë meshkujt paksa të vrazhdë dhe të cilët e dinë se çfarë duan nga një femër dhe e arrijnë atë. Unë jam një femër dominuese, pra dua ta kem fjalën kryesore në dhomën e gjumit, por kjo nuk do të thotë se nganjëherë e pëlqej të jem e dominuar. Eksitohem shumë edhe nga seksi paksa i ashpër”, ka përfunduar ajo.
Add new comment