Lubonja me një opinion për debatin mbi drejtësinë. “Parlamenti është Lazarati i vërtetë”

Postuar në 17 Korrik, 2014 03:22

Fatos Lubonja shkruan sot në “Panorama” një opinion të gjatë që përqendrohet në çështjen e reformës në drejtësi dhe të gjithë garniturën e debateve që po zhvillohen aktualisht. Lubonja thotë se argumenti më i vlefshëm, ai ku duhet të shohim të gjithë, nuk është procesi për reformën në vetvete, por aktorët që janë pas saj, pra të dyja partitë kryesore, pasi duke kuptuar ata, mund të marrim me mend edhe sesi do të shkojë vetë reforma. Dhe pikë kritike për të vlerësuar edhe njëherë dyshen PS-PD është incidenti i fundit në parlament. Lubonja thekson se teksa PS-ja i është futur punës për të reformuar drejtësinë, është kapur mat nga fakti që një deputet i saj, është dënuar në Itali për prostitucion dhe rrëmbim personi. Madje, i njëjti njeri ka qenë deri në 2013 drejtor i rëndësishëm në administratën e PD-së.  Dhe mandej Lubonja del me pyetjen që i drejtohet kryeministrit të vendit: “A mund t’i besojmë ne kryeministrit, se e ka kaq për zemër Drejtësinë, kur e shohim që s’nguron të fusë në Parlament njerëz që...të bëjnë të mendosh se Lazarati i vërtetë është Parlamenti shqiptar?” Sipas tij, pritmëria e shqiptarëve se drejtësinë do ta sjellë opozita e radhës, është verifikuar si e gabuar në Shqipëri. Një mënyrë për të ecur përpara në këtë drejtim do të ishte largimi i Drejtësisë nga politika.

s.z

Comments

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Aresyetimi i Lubonjes vuan gjithnje nga mania antiRama .... pra deshira per te barazuar te dy krahet , deri dhe fajesimin e kryeministrit Rama ...Nje mendje e aresyeshme dhe normale  , duhet te aresyetoj se .... Rama nuk mund te mbaj pergjegjesi per gjithe kandidatet per deputete te PS ; po keshtu analisti Lubonja perton te vrase mendjen qe shkak per depertimin e njerezve te tille ne administrate , por dhe ne parlament, eshte se ata arrijne te sigurojne nje deshmia te paster penaliteti etj... etj.  Aq me pak Rama nuk mund te di se cili person ka patur precedente jashte vendit .... Analisti Lubonja ne se do kishte hallin e cilesise se parlamentarve , e pakta qe mund te bente do ishte te ndermerrte nje nisme si ze i fuqishem i shoqerise civile per cilesine dhe CV e kandidateve per deputete .... Opinioni mban mend qe nje nisme te tille e ndermori ish presidenti nderuar Moisiu, por ate kohe asnje ze analisti nuk pipetiu ....Analisti Lubonja , qe ka njohuri per shume gjera, dhe ne kete drejtim , ngjan shume me Berishen, besoj se e di qe jo vetem ne kete parlament por edhe ne te kaluarin kishte deputete te dyshuar per pasterti figure .... Ne fakt analisti Lubonja , si shumicaa e analisteve tane , nuk eshte mesuar te bej nje gje te tille, sepse nuk ka punuar asnje dite si gazetar, aq me pak si gazetar investigativ.

Submitted by Bard (not verified) on

Rama nuk mbaka pergjegjesi per gjithe kandidaturat per deputete?! Po kur listat e kandidateve i ka ne dore vetem ai, a ka pergjegjesi? Po kur familjen e Nokajve te Lezhes e njeh i gjithe Kurbini per trafik prostitutash e droge, e Rama ben sikur nuk di, a ka pergjegjesi? Po qe ky paska qene me PD deri ne 2013, a ka ndonje pergjegjesi, te pakten perballe socialisteve te vet?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Shume te drejte ke shoku sinan, e perse duhet te mbaje pergjegjesi Edvin Rama per ato qe ka bere ne Itali ai deputeti i PS, i te ciles Rama eshte Kryetar?!? Rama mban pergjegjesi vetem per ato qe ben vete. Puna eshte se u bene disa dite tani qe atij deputetit i ka dale boja fare, po fare ama, dhe nuk kemi degjuar ndonje fjale nga Rama, pale pastaj ndonje veprim. Si thua ti, edhe pasi e mori vesh edhe lopa se kush eshte Ndoqja, nuk mban pergjegjesi Edvini per nje nga deputetet e tij?!? Ate gjyqtarin e gjore te Pukes e fluturuan per by.the sapo i doli pak surrati te Fiksi, kete birbon e prostitucionit do ta mbajme deputet deri ne fund te legjislatures? He, si thua ti shoku sinan? Keshtu na ka mesuar Partia?

Sa per ate qe ky Ndoqja ka qene edhe me PD, akoma me keq, edhe ata kane faj sa te duash, puna eshte se faji i PDse ne kete rast nuk e lan hiç kaken e PSse, qe eshte bere mullar e po qelb gjithe vendin.....

Submitted by Gjon (not verified) on

Fryma e rotacionit u shoqerua me  kalime nga e djathta ne te majte, u vendos qe kriminelet te zgjidhen deputete e  njerezit e ndershem te pesojne maskaralleqet e ketyre "te shkatheteve" te politikes qe me pafytyresine  qe i karakterizon te bejne moral  ore e ore pambarim, njesoj si Rama qe rreshtoi sukseset e 300 diteshit ku nuk kishte vend per kritika ose nota negative ne stilin: prina parti drejt fitoreve te reja nga kongresi ne kongres!

Sic duket kriminelet ne koalicionin PS-LSI i konsiderojne vlere e shtuar se ndryshe i bie prestigji emrit me te cilin i pagezoi Mustafa Nano.

Sa keq qe nuk i pame deputetet femra te PS-se qe te protestonin per parakalimin qe ju be kandidateve femra, vetem e vetem per te kandiduar nje te denuar per prostitucion. Sic duket protestat behen me lejen e Rames e nen respektin e "kodit etik" te diktuar nga Rama.

Kryeministri i kishte dhene nje ultimatum edhe Frrokut por sic duket e ka harruar se ka qene shume i marre me pune.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Xha Plakun nuk e ka mesuar keshtu partia...megjithate une me shume jam dakort me ju komentuesit, se sa me analistin Lubonja ...dhe sa shkruaj jane ne raport me rolin e tij si figure e njohur publike, jo si ne qe kemi semundje te bejme komente .... por qe nuk na njeh njeri, perfshi dhe mua qe shkruaj pa pseudonim....! Per ta mbyllur ... une dua nje gazetari dhe analiste te atille , qe te bejne analiza para se te shfaqet problemi .... dmth. lenden e pare per shkrimin e tyre ta nuhasin ne eter ose te kene guximin ta shtrojne paraprakisht  , dhe jo te bezajne vetem kur partite politike cirren dhe  i nxjerrin te palarat njera tjetres ...!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.