Lana del Rey zbulon sa u pagua në dasmën e Kim Kardashian.

Postuar në 30 Maj, 2014 11:43

“Ishte e mrekullueshme,” ka thënë Lana del Rey kur u pyet rreth eksperiencës së saj për performimin në dasmën e Kim Kardashian dhe Kanye West fundjavën e shkuar. Këngëtarja e “Young and Beautiful”, 27 vjeçe, këndoi për çiftin në festën e mbajtur në Pallatin e Versajës të premten e shkuar.

Kur u pyet sesa do të paguhej nëse dikush do t’i kërkonte të këndonte në dasmën e tij,ajo iu përgjigj se do të këndonte falas, siç bëri për rastin e mësipërm. Kur ai që e pyeti shtoi se kishte dëgjuar se ishte paguar 2.8 milion dollarë, ajo iu përgjigj se nuk ishte e vërtetë.

“Nuk do të pranoja kurrë para prej një miku që më fton të këndoj në dasmën e tij,” shtoi del Rey.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.