Lady Gaga, krejtësisht nudo para publikut

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:06

Jemi mësuar të na habisë me veshje të çuditshme dhe Lady Gaga kishte zgjedhur një kostum fantazme për një performancë të shkurtër në një festë me maska ditën e premte, por çudia ndodhi kur këngëtarja e hoqi kostumin dhe vazhdoi këngën krejtësisht nudo para të pranishmëve.

Kohët e fundit 27-vjeçarja ka thënë për ‘The Indipendent’ se çdo këngë dhe veshje e saj e kanë një kuptim. Mbetet për t’u kuptuar se kush është kuptimi i të kënduarit pa veshje fare.

Lady Gaga aktualisht po përgatitet për lançimin e albumit të saj të tretë ARTPOP, i cili do të dalë në treg më 11 nëntor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.