Kupa e Botës konflikton Shakirën dhe Jennifer Lopez
Një betejë mes më të mirëve. Një betejë për Kupën e Botës. Kështu duket se do të jetë deri në fund të Kampionatit Botëror të Futbollit lufta mes këngëtares Shakira, Jennifer Lopez dhe Pitbull.
Një javë më parë, këngetarja Shakira realizoi këngën “La La La” për të qenë pjesë e këngës së kampionatit. Vetëm në një javë kënga ka arritur të marre rreth 43 milionë klikime.
Ndërsa në 16 Maj, Pitbull ka prezantuar për publikun si versionin zyrtar të Kupës së Botës 2014, bashkëpunimin e tij me Jennifer Lopez, e cila deri tani ka marrë 41 milionë klikime.
Të dyja videot janë në “luftë” për trofeun zyrtar muzikor të kampionatit.
Të gjithë pyesin kush do të jetë vallë triumfuesi?
Add new comment