Kujt i kushtoi këngë Elvana Gjata?

Postuar në 24 Prill, 2014 15:02

Këngëtarja atraktive, Elvana Gjata, ka gati projektin më të ri. Në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Instagram”, këngëtarja ka postuar këtë fotografi të plotësuar edhe me një varg të këngës së re.
“Sa t’kam dashni e pare, kurrë skam me t`harru”, ka shkruar Elvana, ndërsa ka sjellë vetëm një varg të tekstit të këngës të shkruar nga anëtari i labelit “Babastars”, Geti.

Kanë mjaftuar vetëm këto fjalë që fansat të vërshojnë me komente duke shprehur padurimin deri në lansimin e këngës.

Siç shihet edhe në foto, Elvana jo më kot cilësohet si femra më seksi e skenës. Së fundi ajo është imazh i kompanisë më të madhe mobile në Shqipëri, “Eagle”.

Ndërkaq përveç kësaj këngëtarja ende po shijon suksesin e këngës ‘Disco, Disco që’ e cila po dëgjohet në çdo cep shqipfolës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.