Kritika për Ditmir Bushatin në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme. Refuzoi drejtimin nga Shqipëria të një komiteti të OSBE-së

Përfaqësues të Komisionit Parlamentar me Jashtë kanë shprehur sot kritika për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, për refuzimin që Shqipëria i ka bërë presidencës serbe të OSBE-së për drejtimin e Komitetit të Sigurisë. Kritika ka shprehur edhe kryetarja e komisionit, Arta Dade. “Ministri nuk është konsultuar. Kam qenë e mendimit që Shqipëria duhet ta merrte drejtimin e Komitetit”, tha Dade. Edhe përfaqësuesi i PD-së në komision, Aldo Bumçi ka shprehur të njëjtin mendim, duke vlerësuar se oferta ndaj Shqipërisë është bërë për balancë rajonale. Nuk dihet pse e ka refuzuar Shqipëria pozicionin, por mund të merret me mend se kjo lidhet me “sentimentin” se presidencën e ka Serbia.
s.z
Add new comment