Kosovë: Dino Asanaj u vra apo u vetvra?

Postuar në 16 Qershor, 2012 04:32

Shefi i Agjencisë kosovare së Privatizimit, Dino Asanaj vrau veten, apo e vranë? Pak momente pas vdekjes së tij, mediat dolën me tituj të llojit “Dino Asanaj theret në zyrën e tij”, dhe me këtë u referoheshin plagëve të shumta të gjetura në trupin e tij. Por tani ka dalë teza e vetvrasjes. Deri të enjten të gjithë, policë, prokurorë, ekspertë mjeko-ligjorë, flisnin për vrasje, por të premten ky version ra. Papritur, Instituti i Mjekësisë Ligjore mbron variantin e vetvrasjes. “Po, vrau veten, nëntë herë ia nguli vetes thikën në gjoks e dy herë në fyt”, bënte ironi gazetari Nebih Maxhuni në të përditshmen Express.

Tani po flitet për një letër që ai paska lënë, e që flet në favor të vetvrasjes. “Remzi Ejupi, gazeta Zëri dhe Abdurrahman Konjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatoj ligjin duke vepruar kështu”, thuhet në atë letër. “Po zbatoj ligjin duke vepruar kështu”, duhet lexuar si “po vras veten”.

Zëri ka reaguar menjëherë se “ajo s’ka bërë gjë tjetër, veçse ka raportuar akuzat që Asanajt i kanë bërë dy biznesmenët Ejupi e Konjufca”. Në deklaratën e shqetësuar të Zërit me këtë rast theksohet se mjegulla informative e krijuar nga organet e rendit dhe të gjyqësisë, po lë shumë hapësira për keqkuptime dhe sulme të orientuara, ngaqë mediat po u referohen në vazhdimësi burimeve anonime, dhe po vë në rrezik lirinë e shprehjes dhe jetën e gazetarëve të Zërit.

E.G.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>&ldquo;Po, vrau veten, nëntë herë ia nguli vetes thikën në gjoks e dy herë në fyt&rdquo;</p><p>Asht &nbsp;krejt larg mendesh dhe absolutisht e pamuejtun, qe njeriu qe vret vehten te&nbsp;ia <strong>nguli nëntë herë vetes thikën në gjoks e dy herë në fyt.</strong></p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Kjo qenka e tmerrshme. Ngushellime familjes.&nbsp; Sinqerisht s&#39;kisha degjuar ndonjehere se dikush mund te &#39;vetvritej&#39; ne kete forme...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.