Konfirmohet fejesa e Cameron Diaz

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 11:47

Prej kohësh janë përhapur fjalë se Cameron Diaz është fejuar me Benji Madden të dashurin prej vetem shtatë muajsh. Këto hipoteza janë hedhur menjëherë pasi Cameron është fotografuar me unazë fejese në gisht. Megjithatë aktorja as që e ka marr mundimin të pohojë apo mohojë dicka specifike. Ka qenë pikërisht mikja më e mirë e Benji Madden, ajo që e konfirmoi fejesën e ciftit, të cilët sipas një burimi tjetër pritet të martohen vitin 2015.

 

Ndër të tjera ajo tha për prestigjozen ‘People’ :”Ka ndodhur disa netë më parë. Të gjithë miqtë e Benjit janë shumë të lumtur për të.” Kurse një tjetër person pranë ciftit siguron se viti 2015, do të shënojë kurorëzimin përfundimtar të dashurisë së tyre. Cameron është shumë e dashuruar pas Benjit dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Informatori shtoi :”Benji është ndryshe nga të gjithë meshkujt që ajo ka patur. Zakonisht ata e trajtonin keq, dhe Cameron nuk ka qenë e lumtur për një kohë të gjatë, ndërsa ai është i gatshëm të bëjë gjithcka për të. Asnjëherë në jetën time nuk e kisha parë Cameron të ndihej në një mënyrë të tillë.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.