KLSh çon në Prokurori 4 zyrtarë të lartë të Bashkisë së Fierit, mes tyre dhe zv/kryetarin; shpërdorim detyre dhe shkelje në fushën e prokurimeve publike

Postuar në 11 Korrik, 2015 12:36

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori Zv/kryetarin e Bashkisë së Fierit, 2 drejtorë dhe 1 specialist, për shpërdorim detyre dhe shkelje në fushën e prokurimeve publike. KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh nga auditi nr. 1201/1, datë 05.01.2015, për periudhën nga Janar 2013 deri më Dhjetor 2014, në bashkinë e Fierit. Sipas “Gazeta Shqiptare” nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, mbi bazën e të cilave KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për 1 (një) Zv.Kryetar, 2 (dy) Drejtues dhe 1 (një) Specialist; për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, pasi kanë kryer: Shkelje, të meta e mangësi, në fushën e prokurimeve publike, veprime në kundërshtim me ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar dhe VKM nr. 514, datë 15.08.2007,”Për informatizimin e llogaritjes së kostos dhe hartimin e manualeve të çmimeve të punimeve të ndërtimit” i ndryshuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.