Kim, mami më kopjon.

Postuar në 10 Qershor, 2014 06:50

Kim Kardashian kritikon zgjedhjet e nënës së saj. Mundohet ta kuptojë, por thotë se kështu me të vërertë nuk shkon.

Ajo bën selfie me bikini, pozon topless nëpër revista dhe madje së fundmi ka ndjekur një klasë kërcimi në tub. Me gjithë këto, nuk është e habitshme që vajzat e Kris Jenner (dhe veçanërisht Kim) të pyesin se kur nëna e tyre do të fillojë të sillet sipas moshës që ka.

Në episodin e parë te reality-show “Keeping up with the Kardashians”, matriarkja tregon më tepër se ç’duhet.

“Unë mendoj se ajo është e mrekullueshme e argëtuese, por mamaja ime kopjon çdo gjë që unë bëj”, ankua Kim Kardashian.

“Unë postova një foto me rroba banje dhe të njëjtën gjë bëri edhe ajo. E kuptoj, por nuk bën kështu.”

Kriss iu përgjigj: “Për mua mosha është thjesht një numër. Fakti që ndjek vajzat emia…unë kështu argëtohem!”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.