Kim Kardashian feston ditëlindjen e parë të vajzës
Kim Kardashian dhe Kanye West si një familje e lumtur, vetëm pak javë pas martese organizuan festën e ditëlindjes së parë për vajzën e tyre, North.
Ata kishin organizuar një festë me miq dhe të afërm, ku të voglës së tyre i kishin vendosur edhe një kurorë me lule në kokë.
North dukej e përhumbur mes turmës, ndërsa ndodhej përpara tortës së dekoruar me luledele sipër të cilës ishte vendosur qiriri që tregonte se e vogla mbushte 1 vjeç.
Momente nga festa Kim i publikoi në profilin e saj në Instagram, duke shkruar, “Festa e ditëlindjes së parë për të voglën tonë”.
Add new comment