Kiera Knightley milionerja me “këmbë në tokë”
Kiera Knightley, ëshë një ndër aktoret më të pasura të hollivudit por që nuk bën jetë luksoze siç bëjnë aktorët e tjerë, kolegë të saj.
29-vjeçarja e cila nuk e ka fare problem të veshë disa herë të njëjtat veshje në daljet e saj publike, i lejon vetes një shpenzim vjetor prej jo më shumë se 50.000$ në vit.
Në një intervistë për “Glamour” shprehet “ të jetosh një jetë super luksoze të privon të krijosh shoqëri me ata që nuk e kanë atë mënyrë jetese, dhe shumë nga momentet e mia kyçe i kam përjetuar duke jetuar një jetë si gjithë të tjerët” duke na treguar se Kiera jeton me këmbë në tokë.
Add new comment