Këto janë yjet më me influencë në botë.

Postuar në 31 Maj, 2014 04:09

Edhe këtë vit për të nëntën herë me radhë vendin e parë të femrës më me influencë në botë e ka kancelaria Angela Merker, ndërsa Beyonce, Angelina Jolie dhe Oprah Winfey edhe këtë vit janë në mesin e 100 femrave më me influenc në botë. Ndër të tjera këtë vit përzgjedhja e emrave nuk është zgjedhur vetëm nga pasuria e tyre, edhe faktor tjerë kanë dhënë rezultat...

Këngëtarja Beyonce, aktorja Angelina Jolie dhe moderatorja Oprah Winfey përsëri gjenden në mesin e 100 femrave më të forta në botë, përzgjedhje kjo që bëhet nga magazina e njohur ‘Forbs’. Kësaj radhe kriteret nuk kanë qenë të bazuara vetëm në pasuri, rol kryesor kanë luajtur edhe ndikimi shoqëror dhe marrëdhënia me publikun. E pikërisht nga këto arsye Oprah Winfey është ende ferma më e fortë në botë në industrinë e emisionit argëtues dhe është radhitur n pozicionin e 14.

E vetëm tre vende poshtë saj gjendet këngëtarja Beyonce. Ndërkaq duke iu falënderuar filmave të saj dhe organizimeve humanitare edhe Angleina Jolie ende është në top 50-tshen. Në dhjetë të parat tek femrat më me influencë është edhe aktorja Sofia Vergara, moderatorja komike Ellen dhe këngëtarja Shakira. Interesante është që këngëtarja Lady Gaga dukshëm ka rënë poshtë, ajo gjendet në vendin e 67 në këtë list. E sigurisht në vendin e parë për nëntë vjet me radhë është Angela Merker. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.