Këto janë profesionet më stresuese për vitin 2015

Kontributi që japim në shoqërinë ku jetojmë me anë të punës është dicka shumë e rëndësishme, madje është çelësi kryesor drejtë përparimit. Synojmë shpesh herë profesionet më të paguara, apo dhe ato që na bëjnë të ndihemi më të dobishëm, por harrojmë se stresi është pjesë e tyre.
Për vitin 2015, këto profesione janë cilësuar si më stresueset:
-Zjarrëfikës
Një punë e vështirë, sepse në duart e këtyre personave varet edhe jeta e njerëzve. Gjithcka ka të bëjë me shpejtësinë për të mbërritur në vendin e caktuar, dicka patjetër shumë stresuese.
-Ushtar
Edhe kjo punë është shumë e rrezikshme, ndonëse i vjen në ndihmë popullit, por të mos harrojmë se jeta e ushtarit vjen e dyta, sepse fillimisht duhet të kujdeset për rrezikun që has kombi.
-Gjeneral ushtarak
Është drejtimi i trupës, dhe është fjala e fundit që thuhet, nëse dicka shkon keq, do të jetë gjithnjë faji tij.
-Pilot
Një nga profesionet më stresuese, sepse në dorën e pilotit ndodhet jeta e shumë njerëzve.
-Polic
Në këto ditë, ku krimi gjendet sapo hap derën detyra e nje epolici është e vështirë, madje shpesh edhe stresuese. Polici është kryesori që duhet të kujdeset për zbatimin e ligjeve, ndonëse jo të gjithë i kanë shumë qejf.
-Aktor
Askujt nuk i intereson nëse një aktor nuk është zgjuar me hënë të mire në mëngjes, ka patur një faktkeqësi, është drejt divorcit apo ka fëmijët sëmurë. Publiku kërkon të shohi filmin/teatrin, dhe aktori duhet të kapërcejë cdo emocion, ose problem për t’ju përmbajtur skenarit.
-Moderator
Është profesioni që nuk të toleron asnjë gabim, sepse do të flasësh përpara syve të botës, dhe për më tepër duhet të jesh gjithnjë në formë, sidomos një femër duhet të ketë trup të palestruar dhe veshje perfekte. Për më tepër, nuk i lejohet që gjendja emocionale të jetë e dukshme, një punë e përngjashme me ate të aktorit, përshtatju temës, fol pa gabime, dhe ji gjithnjë në formë.
-Gazetar
Është personi që i hap sytë publikut. Edhe në fundjavë ata punojnë, edhe nëse nuk ka lajm, duhet të gjejnë patjetër dicka interesante. Ose nëse dicka ndodh në mes të natës, një gazetar lë familjen për të raportuar dhe për ta gdhirë në venddngjarje./E.B

Add new comment