Jeta e shthurur e Miley Cyrus.
Miley Cyrus nuk duket aspak e shqetësuar pas lajmit se hajdutët i kishin vjedhur vilën në Los Angelos gjatë kohës që popstari vazhdon turin e saj të koncerteve në Evropë.
Në Instagram këngëtarja ka publikuar një seri fotosh dhe videosh që tregojnë jetën e shthurur dhe të egër që vazhdon të bëjë 21-vjeçarja mes alkoolit, duhanit dhe festave të çuditshme.
Në vitin e fundit Cyrus është bërë objekt i kritikave të shumta për mënyrën e të performuarit në skenë duke provokuar deri në limite. Por kjo nuk ndodh vetëm në skenë, provokimet vazhdojnë edhe jashtë saj.
Që ta “kontrollojë”, me të ndodhet edhe vëllai, i cili duket se është përfshirë nga cikloni Miley, duke u bërë shoqëruesi perfekt në netët e saj.
Add new comment