Jennifer Lopez fotografohet me të dashurin e ri

Postuar në 28 Qershor, 2014 05:17

Me siguri që Jennifer Lopez është një femër tepër e suksesshme dhe në lëvizje të vazhdueshme dhe jo vetëm në karrierë, e cila është në kulmin e saj falë Kampionatit Botëror të Futbollit, por edhe në jetën sentimentale.

Pas përfundimit të historisë së dashurisë me Casper Smart, me sa duket, këngëtarja ka gjetur një mashkull të ri, shuam tërheqës, me të cilin do të kalojë mbrëmjet argëtuese dhe romantike.

Fatlumi mund të jetë Maksim Chmerkovskiy. Ai është bërë shumë i njohur për të gjithë në Amerikë falë pjesëmarrjes në “Dancing with the stars” në SHBA. Të dy janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë mbrëmjes së djeshme në Shrine Nightclub.

Sipas medieve të huaja, të dy kanë mbërritur në lokal bashkë, pas koncertit të Lopez në Foxwoods Resort Casino. Çifti i ri ka kaluar disa orë në praninë e njëri-tjetrit dhe më pas kanë kërcyer në praninë e balerinëve të tjerë të ekipit të Lopez.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.