Jay-Z “pështyn” Rihannën.

Këngëtarja më parë përsëri arriti të tërheq vëmendjen në media duke u paraqitur me ndarjen e shpërblimeve të modës në rroba provokative.
Shumica e ndajnë mendimin se vetëm Rihanna mund të bëjë veprime të tilla derisa të tjerët mendojnë se ajo është liruar dhe lëshuar shumë në provokime - është mendimi i JAY -Z.
Sipas një burimi Jay-Z i cili përndryshe është i ngarkuar edhe përgjegjës për famën e saj, ka vendosur që këngëtaren ta “korrigjojë” shkruajnë mediat boshnjake.
“Është koha që Rihanna ta ndërpres një mënyrë të tillë të provokimit dhe një veshje që nuk duhet t`i përket asaj. Ajo sillet sikur është duke jetuar në një gheto, ndërsa as fjalorin nuk e ka të përzgjedhur”-thotë Jay-Z.
“Edhe Beyonce ka pranuar të këshilloj Rihannën duke i dhënë disa leksione se si të sillet ajo dhe se si të pergjigjet në pyetje para gazetarve”.
Megjithatë kjo nuk është e tëra, si duket reperi me dëshirën më të madhe që t`i ndihmojë Rihannës shkon edhe një hap me tutje duke u përzier edhe në jetën private të saj.
Flitet se ai është fajtori kryesor që Rihanna ka ndërprerë raportet me reperin Drake. Para se gjithash Jay-Z dëshiron që Rihanna të ndërpresë editimin e albumeve nën etiketimin “Roc nation”.
“Jay-Z e paralajmëron Rihannën që t`i lë anash veset e saja përndryshe nëse vazhdon të sillet në këtë mënyre do të planifikon që të mos e përkrah në karrierën e saj” -thotë burimi.
Add new comment