Ja sa ka kushtuar veshja e Kardashian në dasmë

Postuar në 26 Maj, 2014 15:08

Si çdo nuse, Kim Kardashia ka dashur ta ekzagjerojë me pamjen ditën e saj ditën e madhe të dasmës. Ajo ka harxhuar plotë 130 milionë euro me veshje dhe aksesorë para martesorë.

Para se të mbërrinte në Firence të Italisë për ceremoninë e martesës, ylli ka shijuar rrugët e Parisit duke nxjerrë në pah edhe garderobën e saj të mrekullueshme. Është çmenduri ta mendosh, por veshja më e lirë e saj kushtonte plotë 1200 euro, një shifër kjo “qesharake”, nëse e krahasojmë me veshjen më të shtrenjtë, që ishte normalisht, fustani i bardhë, i cili kushtoi plotë 1.4 milionë euro.

Mes çmendurive të tjera renditet një veshje e zakonshme Hermes, e cila kushtonte rreth 9 mijë euro dhe një xhaketë lëkure Balmain prej 3.7 mijë euro. Këpucët Saint Laurent prej 500 eurosh dhe syzet e diellit Celine prej 185 euro renditeshin ndër aksesorët më të lirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.